Erin Barry mohon aferën me Tony Parker
Aktorja e serisë “Desperate Housewives” aplikoi për divorc në Los Angeles muajin e kaluar, duke përmendur dallimet e papajtueshme në mesin e spekulimeve se lojtari i basketbollit ka qenë i pabesë.
Sportisti u tha se kishte përzier me Erin Barry, bashkëshorten e larguar të ish-lojtarit të San Antonio Spurs, Barry, por ajo e ka distancuar veten nga spekulimet.
“Nuk kam pasur aferë me Tony Parker, as që e kam ‘ndjekur’ Tony Parker. Fatkeqësisht, pasi divorcet tona ndodhën në të njëjtën kohë, spekulimet e mëdha janë futur në miqësinë tonë”.
“Miqësia ime me Tony Parker nuk ka asgjë të bëjë me fundin e martesës time (që edhe ashtu është shumë e dhimbshme pa këtë dramën shtesë), dhe për të dyshuar se ne kemi pasur aferë është shumë naive, qesharake dhe krejtësisht e gabuar”, ka thënë Erin. /Telegrafi/


