Please enter at least 3 characters.

Erik ten Hag i Ajaxit tregon se si e eliminoi Realin

2019/03/h-Erik-ten-Hag.jpg
305:"MADRID, SPAIN - MARCH 04: Head coach Erik ten Hag of Ajax gives his press conference ahead the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match of the UEFA Champions League between Real Madrid and Ajax at estadio Santiago Bernabeu on March 04, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka pësuar humbje të papritur në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët humbën para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Ajaxit me rezultat 4-1.

Trajneri i klubit holandez, Erik ten Hag ka treguar se si ka arritur të neutralizojë kampionin në fuqi të kësaj gare evropiane për klube.

Pamje nga ndeshja (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ai ka thënë ndër të tjerash se lojtarët e realizuan në përpikëri planin që e kishin bërë me stafin teknik.

"Plani ishte i thjeshtë. Ne donim të krijonim raste duke kontrolluar topin dhe kështu të parandalonim Realin që dominoj në ndeshje".

"Ne luajtëm shumë mirë në tranzicion dhe loja mbrojtëse ishte e mrekullueshme. Absolutisht të gjithë lojtarët patën paraqitje fantastike", tha ndër të tjerash Ten Hag.

Ndryshe, Ajaxi do të mësoj rivalin e ri në këtë garë pas hedhjes së shortit më 15 mars (e premte). /Telegrafi/