Please enter at least 3 characters.

Eric Bailly në planet e Arsenalit

2019/04/EricBailley.jpg
295:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 30: Eric Bailly of Manchester United (3) is shown a red card and is sent off during the Premier League match between Manchester United and AFC Bournemouth at Old Trafford on December 30, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali shpreson të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Eric Bailly.The Sun raporton se Topçinjtë duan të angazhohen gjatë afatit kalimtar veror për përforcimin e fazës së mbrojtjes.

Bailly nuk ka luajtur që nga muaji mars (nga ndeshja kthyese e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit) dhe bën pjesë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Djajtë e Kuq.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, planifikon një rindërtim të skuadrës për sezonin e ardhshëm, ashtu që disa lojtarëve do t’u tregohet dera.

Nga ana tjetër, trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka pëlqyer lojën e Baillyt që nga koha kur ka luajtur në La Liga, prandaj pritet të ofrojë 20 milionë funte (23 milionë euro) për shërbimet e tij. /Telegrafi/