Eric Abidal nuk është më pjesë e Barcelonës
18/08/2020
Barcelona dhe Eric Abidal kanë ndarë rrugët me klubin që e ka konfirmuar largimin e francezit.
Ish futbollisti kryente rolin e drejtorit sportiv te Barcelona, ndërsa pas dështimit të madh në kampionat dhe Ligën e Kampionëve, ndryshimet kanë qenë të pritshme.
“FC Barcelona dhe Eric Abidal kanë arritur një marrëveshje për përfundimin e kontratës që mbante bashkë të dyja palët”.
“Klubi do të donte të falënderonte Éric Abidal për profesionalizmin, përkushtimin, dhe natyrën e ngushtë dhe pozitive të marrëdhënies së tij me të gjitha aspektet e familjes blaugrana”, thuhet në njoftim.
Klubi ka paralajmëruar edhe ndryshime të mëdha në ekip në ditët e kaluara. /Telegrafi/


