Please enter at least 3 characters.

Erdogan pret nga SHBA-të të tërheqin vendimin për Jerusalemin

2017/11/erdogan-2.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se pret nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, të tërheq vendimin për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Përmes një postimi në Twitter, Erdogani i falënderoi vendet që kanë votuar pro rezolutës në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë seision, mbi 100 vende, përfshirë Shqipërinë, votuan për të anuluar vendimin e SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.