Please enter at least 3 characters.

Erdogan premton se qeveria turke do t'iu mbulojë qiranë për 1 vit të mbijetuarve nga tërmeti

2023/02/f087fae2-8535-43df-bff8-9bc4f8d217b7-1.jpg
679:"ADIYAMAN, TURKIYE - FEBRUARY 10: Turkish President Recep Tayyip Erdogan (C) speaks to press after visiting the tent city in quake-hit Adiyaman, Turkiye on February 10, 2023. Early Monday morning, a strong 7.7 earthquake, centered in the Pazarcik district, jolted Kahramanmaras and strongly shook several provinces, including Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay, and Kilis. Later, at 13.24 p.m. (1024GMT), a 7.6 magnitude quake centered in Kahramanmaras' Elbistan district struck the region. Turkiye declared 7 days of national mourning after deadly earthquakes in southern provinces. (Photo by Ozkan Bilgin/Anadolu Agency via Getty Images)
31:"Anadolu Agency via Getty Images

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se qeveria turke do t'u paguajë qiranë për një vit qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Gjatë vizitës në qytetin juglindor Adiyaman, ai deklaroi sërish se qeveria do të rindërtojë ndërtesat e shembura brenda një viti, raporton cnn.

“Ndërkohë, ne do të ofrojmë 10 mijë lira turke (530,92 dollarë) për qytetarët tanë. Përveç kësaj, për qytetarët që nuk qëndrojnë në tenda, ne do t’iu sigurojmë që ata të mund të lëvizin në banesa dhe ne do të mbulojmë qiranë e tyre”, tha i pari i shtetit turk.

https://www.dailymotion.com/video/x8i64ew#tab_embed

Ai gjithashtu përmendi se nëse qytetarët e tërmetit do të preferonin të qëndronin në hotele, "ne mund t'u ofrojmë edhe këtë strehim".

Të paktën 19,388 njerëz kanë vdekur në Turqi për shkak të tërmetit të së hënës. Gjithashtu 77,711 persona janë lënduar.

Ndërkohë, qeveria turke po kritikohet pasi nuk kishte marrë masa, të cilat i kishte premtuar me rastin e tërmetit të vitit 1999, ku kanë vdekur 17480 persona.

Ndryshe, Turqia dhe Siria është goditur prej dy tërmeteve të fuqishme brenda një periudhe kohore prej dhjetë orëve. /Telegrafi/