Please enter at least 3 characters.

Erdogan kërcënon Evropën për migrantët afganë: Turqia nuk është "depo e refugjatëve"

2021/08/f8e8dde3-c8f2-479e-a095-df958cb49829.jpg
430:"Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks during a televised address following a cabinet meeting, in Ankara, Turkey, Thursday, Aug. 19, 2021. Faced with a potential new wave of migrants from Afghanistan, Erdogan called on European nations on Thursday to shoulder the responsibility for Afghans fleeing a Taliban onslaught and warned that his country won't become Europe's "refugee warehouse." (Turkish Presidency via AP, Pool)
2:"AP

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të marrin përgjegjësinë për afganët që ikin nga Talebanët, duke paralajmëruar se Turqia nuk ka asnjë detyrim të jetë "depo e refugjatëve në Evropë".

"Evropa, e cila është bërë qendra tërheqëse për miliona njerëz, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij problemi duke mbyllur kufijtë e saj vetëm për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve të saj. Me këtë qëndrim, Evropa po u kthen shpinën vlerave njerëzore", tha Erdogan në një konferencë shtypi televizive, raporton cnn.

Ai tha se rreth gjysma e emigrantëve "të parregullt" që Turqia ka regjistruar në tre vitet e fundit janë nga Afganistani.

Turqia pret rreth pesë milionë shtetas të huaj - përfshirë 3.6 milionë sirianë dhe 300 mijë afganë, tha Erdogan.

Presidenti tha se "nëse është e nevojshme" Turqia do të jetë e hapur për takim me "qeverinë që do të formohet nga Talebanët".

Ndryshe, rreth 500 qytetarë turq u evakuuan nga Afganistani kohët e fundit dhe rreth 300 të tjerë që janë ende të bllokuar atje do të kthehen në shtëpi së shpejti. /Telegrafi/