Erdogan: Fat që Trump dhe Melania nuk u lënduan
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar përmes një postimi në X lidhur me të shtënat gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
“E dënoj tentativën për sulm të armatosur që ndodhi mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington”, shkroi Erdogan.
“Është fat që askush, përfshirë presidentin Trump dhe gruan e tij Melania, nuk u lëndua”, shtoi ai.
Dün gece Vaşington’da Beyaz Saray Muhabirleri yemeğinde gerçekleşen silahlı saldırı girişimini kınıyorum.
ABD Başkanı Sayın Trump ve değerli eşi Melania Hanım başta olmak üzere kimsenin yaralanmaması, bizler için sevindiricidir.
Demokrasilerde mücadele fikirle yapılır,…
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) April 26, 2026
“Në demokraci, lufta zhvillohet me ide; nuk ka vend për asnjë formë dhune. I shpreh urimet e mia më të mira presidentit Trump, gruas së tij, administratës amerikane dhe popullit amerikan”, përfundon postimi i liderit turk.
Ndryshe, incidenti ndodhi gjatë eventit ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Donald Trump, Melania Trump dhe JD Vance, gjë që solli evakuim të menjëhershëm të pjesëmarrësve pas dëgjimit të të shtënave.
Autoritetet kanë bërë të ditur se një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet për motivin e sulmit po vazhdojnë. /Telegrafi/


