Erblin Osmani ftohet nga Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve
Mesfushori i talentuar Erblin Osmani pak ditë pasi u pajis me pasaportë kosovare, ka marrë edhe ftesë zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator dhe tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Osmani luan për grupmoshat e Bayernit megjithatë falë paraqitjeve të jashtëzakonshme ka arritur të fitojë një vend për t’u stërvitur me ekipin e parë, ndërsa është opsion edhe për Vincente Kompany në rast të mungesës së lojtarëve të tjerë.
Sidoqoftë, këtë periudhën e fundit vëmendja më e madhe ka qenë te niveli ndërkombëtar. “Transfermarkt” raporton se 17-vjeçari tashmë e ka marrë ftesën zyrtare për katër ndeshjet që “Dardanët” do t’i zhvillojnë më vonë këtë muaj dhe në fillimin e tetorit.
Njësoi si “Bild”, edhe “Transfermarkt” konfirmon se talenti ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë, megjithatë ftesa zyrtare tashmë është në ‘duart e lojtarit’.
“Mesfushori defansiv ende nuk ka vendosur për nivelin ndërkombëtar. Sipas burimeve tona, ai tashmë është ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës dhe Austrisë”, raporton mediumi në fjalë.
Osmani aktualisht ka përfaqësuar grupmoshat U16 dhe U17 të Gjermanisë, ndërsa te Federata Gjermane ka shqetësime të madhe për vendimin e lojtarit, ngase e vlerësojnë si një nga lojtarët me të talentuar të gjeneratës 2009.
Osmani në ditët e ardhshme pritet të merr vendimin përfundimtar se cilën kombëtare ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar./Telegrafi/
Läuft #FCBayern-Talent #Osmani bald für den #Kosovo auf? @Transfermarkt kann die BILD-Info bestätigen, dass diese Entscheidung noch offen ist – das Münchner Eigengewächs wurde aber in den Kader für die Nations-League-Partien gegen 🇮🇪 & 🇦🇹 eingeladen. Mehr via Link im Kommentar 👇 pic.twitter.com/iBzWIGy0iz
— Thomas Deterding (@uchterjung) September 8, 2026


