Please enter at least 3 characters.

Enver Hasani ngrit kallëzim penal kundër kryeprokurorit Lumezi

2016/08/Enver-Hasani-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër Aleksandër Lumezit, Kryeprokuror i Shtetit, Blerim Jusufit, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Drita Peci Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale, dhe Sevdije Morina prokurore e Prokurorisë Speciale.

Në kallëzimin penal prej 11 faqesh, të lartpërmendurit nga Hasani cilësohen si pjesë e një “grupi kriminal”.

“Qartë shihet se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal dhe që është i njëjti në dy raste të nisura ditën e njëjtë”, thuhet ndër tjerash në kallëzim penal, përcjell KosovaPress.  Hasani përmes këtij kallëzimi pretendon se proceset hetimore ndaj tij viteve të fundit kanë qenë hakmarrje e kryeprokurorit Lumezi.