Please enter at least 3 characters.

Enrique largon fajin nga taktikat e tij në humbjen turpëruese nga Newcastle

2023/09/mbappe-y-luis-enrique-lamentan-una-derrota-del-psg-reuters-fuentes-160544.jpg

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique u qëndron mbrapa taktikave të tij edhe pse u demoluan nga Newcastle.

PSG humbi ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve me rezultat 4-1 në Tyneside.

Enrique më vonë këmbënguli: “Ndeshjet si kjo janë gjithmonë të vështira për ne trajnerët".

“Megjithatë, unë mendoj se djemtë kishin një qëndrim të mirë, ne ishim të mirë në tejkalimin e presionit të tyre, duke ndërtuar gjithashtu mundësinë e parë, me (Ousmane) Dembele".

“Sinqerisht, mendoj se rezultati është pak i padrejtë, por jo tërësisht. Përgëzoj Newcastlen, ata bënë një lojë të shkëlqyer, por rezultati ishte shumë i ashpër".

"Formacioni? Mendova se ishte më i përshtatshmi dhe ende mendoj kështu", ka shtuar më tej spanjolli.

Duket se Enrique e ka larguar fajin nga vetja, por që ka përgëzuar në anën tjetër lojtarët e tij - atëherë i kujt është faji? /Telegrafi/