Enis Bytyqi lanson klipin e këngës “Nashta”
16/07/2021
Enis Bytyqi ka publikuar këngën e re me titull “Nashta”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Producenti Rzon qëndron prapa këtij projekti muzikor që pritet të pëlqehet nga fansat e këngëtarit.
Vet Enisi është kujdesur për melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës së re.
Produksioni Cinegr8 është kujdesur për anën vizuale të drejtuar nga Valon Aziri dhe Jetmir Buzhala.
Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë përgëzuar këngëtarin për publikimin e këngës “Nashta”. /Telegrafi/


