Please enter at least 3 characters.

Enë plastike dhe të qelqta apo folie: Mënyra më e mirë e ruajtjes së artikujve

2020/04/fgff.jpg

Nëse tepricën e ushqimit e ruani në mënyrë të drejtë në frigorifer, do të shmangni prishjen e shpejtë të tij dhe thithjen e aromave të tjeraEnët plastike janë të lehta dhe rezistuese ndaj goditjeve. Në to mundeni të mbani për kohë të shkurtër mishin apo peshkun dhe kështu do t’i izoloni nga artikujt e tjerë. Me atë rast do të jeni të sigurt që nuk do të kullojnë, transmeton Telegrafi.

Janë të përshtatshme edhe për artikuj të ngurtë siç janë djathi i freskët, i cili është ende në paketim origjinal, pastaj djathërat e fortë, produktet e prera të mishit të thatë, perimet e imëta dhe pemët, siç janë domatja, pemët e malit, kërpudhat...

Janë të përshtatshme që në to të fusni çfarëdo qoftë në formë të lëngët, yndyrat dhe artikujt e nxehtë.

Enët nga qelqi janë shumë të forta dhe ndihmojnë ruajtjen e sigurt të çdo lloji të ushqimit. Lehtë lahen edhe në temperatura të larta, mirëpo e meta e vetme është që janë të thyeshme.

Janë të shkëlqyeshme për ruajtjen e ushqimeve që kanë mjaft lëngje, madje edhe ato të cilat përmbajnë yndyra, siç është peshku ton në vaj, salcat, ushqimi i zier...

Folia e aluminit mund të përdoret për të gjitha llojet e artikujve, përveç për ushqimin e njelmët dhe të thartë, sepse kripa dhe thartira zbërthejnë aluminin, i cili mund të depërtojë në ushqim.

Folia e tejdukshme mbron të gjithë artikujt nga oksidimi dhe tharja, mirëpo megjithatë përdorni vetëm ato me etiketën “pa PVC”, në mënyrë që të zvogëloni rrezikun që eventualisht të helmoheni. /Telegrafi/