Please enter at least 3 characters.

ËNDRRAT E VONUARA

Langston Hughes (1901-1967)

Poezi nga: Langston Hughes
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ç’ndodh me ëndrrën e vonë?

Thahet e rreshket vallë
Si stafidhe rrushi në diell?

Apo malcohet si plagë
Dhe pastaj rrjedh?

Apo qelbet, si mish i prishur?
Apo zë kore ndërkaq
Si sheqeri mbi shurup?

Mbase si peshë e rëndë vjen
dhe na zgërlaq.

Apo ndoshta shpërthen?

_________

Lexo po ashtu nga Langston Hughes:
- Nana, djalit
- Jeta është e mirë
- Zezaku flet për lumenjtë
- Ëndrrat