Please enter at least 3 characters.

Endrit Zogaj fton qytetarët në tubimin përmbyllës në Shatërvan

Kanë vazhduar takimet e kandidatit Endrit Zogaj me qytetarët e lagjeve dhe fshatrave të ndryshme të Prizrenit.

Ngado që po shkojmë, atmosfera është jashtëzakonisht pozitive dhe fryma pro PDK-së po ndihet fuqishëm.

Qytetarët po e vlerësojnë punën e mirë që është bërë gjatë këtyre katër viteve nga kryetari Shaqir Totaj dhe ekipi i tij, duke besuar se zhvillimi i Prizrenit duhet të vazhdojë pa kthim prapa.



Sot me fillim nga ora 19:00 në sheshin e ringjallur të Shatërvanit mbahet tubimi përmbyllës i kësaj fushate të jashtëzakonshme, ku ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, të na bashkohen në rrugën e fitores.

E rruga e fitores është e qartë: PDK 191 - Shaqir Totaj!

Njëkohësisht, ju ftoj që në këtë garë të më përkrahni edhe mua, Endrit Zogaj, me numrin 28 në listën fituese!