Please enter at least 3 characters.

ËNDËRR E VJETËR

2018/08/Heinrich-Heine.jpg

Poezi nga: Heinrich HeinePërktheu: Maksim Rakipaj

Pash’ ëndrrën e vjetër përsëri:
Qe natë pranvere e bekuar,
Ne të dy tok, ulur nën një bli,
Për besnikërinë u betuam.

Pas një betimi, tjetër betim,
Me shaka, puthje dhe pekule;
Dhe më në fund, ta kisha kujtim,
Mu në dorë dhëmbët m’i ngule.

O bukuroshe me sy të bukur!
O vogëlushe dhëmbëmprehtë!
E bëmë betimin e duhur,
Veç ai kafshim qe i tepërt.