Please enter at least 3 characters.

Ëndërr e popullit apo premtim politik?

Kam dëgjuar shpeshherë fjalë të shumta nga shumë qytetarë e qytetare, temë që diskutohet me vite, gjithmonë që është pyetje, e kurrë s’kemi gjetur (dot) përgjigje. Gjithmonë me një shpresë apo ëndërr në duar të politikës, temë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë.

Shumë mendime, shumë diskutime, por asnjëherë nuk kanë ndikuar asgjë, pos "gënjeshtrës".

Politikanët tanë e përmendin shpesh, por nuk punojnë diçka në lidhje me këtë, nuk punon askush që së paku të kemi mundësinë të negociojmë, pasi që nuk ndikon fare vetëvendosmëria.

Politikanët tanë kanë hipur në një kulm me bollëk pasurie, më mirë u vjen të gjenerojnë ëndrra të qytetarëve se të punojë për atë punë, se mendojnë se nuk e kanë të sigurt vendin e parë me pasuri të lartë dhe pa djersë.

A thua do t’i vijë radha drejtësisë, apo armiku i shqiptarëve do të jenë vetë shqiptarët. Ky premtim mbeti si ëndrra më e mirë, megjithëse me bindje e them se është i rrejshëm, ne shfaqin një ëndërr shumë të mirë dhe pa realizim. Edhe sa vite të vuajmë nga shqiptarët... ? ? ?

Disa "..." tanë, qëllimin e luftës e kishin (pasur) si fushatë private parazgjedhore, disa aplikacion pune në vende të pamerituara, disa mjet strehimi të pas luftës, shkurt dëshirë mbarimi lufte, dhe të jenë të vetmit intelektualë që ekzistojnë dhe të jenë patriotë të mëdhenj (por disa).

Kur (ma) gënjeshtra s'dominon?
Kush i del ballë ti thotë stop kësaj periudhe të rrejshme dhe të punojë më mirë se tash? apo do të premtojnë edhe më tej kështu... Kush do të na ndihmojë të bashkohemi me Kosovën?

Mendimi im:
Populli lejon gënjeshtrën nga ndjenjat e politikës së zakonshme dhe e ka lënë pas dore politikën, (ngase) e ka quajtur me emrin gënjeshtër, kujtojmë se politika vazhdimisht deshëm apo nuk deshëm duhet të jetë e rrejshme.

NDËRSA, unë i them popullit tim që e dua, (të punojmë që) të mos lejojmë të ndodhë ajo që po ndodh tash.

Nuk ka kuptim belaxhinjtë të kërkojnë paqe, dallaveret të kërkojnë shkallën më të lartë se drejtësia. Ne jemi ata që i japim kuptim kësaj ndodhie, dhe këtyre (...) njëzëshëm ne i themi JO! Se e di se populli im, është e kundërta e ndodhisë së tanishme pa marrë parasysh se a e përkrah apo jo.

Gjithsesi kjo punë bëhet me procedure të ngadalshme por të fillohet të punohet në lidhje me bashkimin e ndarjes sonë.