Please enter at least 3 characters.

Emrat e njohur të muzikës shqipe, pjesë e albumit të Meriton Ademit

2021/02/Photo-by-Meriton-Ademi-on-February-e1614547497820.jpg

Reperi Meriton Ademi mori vëmendje gjatë 2020-s ku shënoi rikthimin e tij pas disa viteve pauzë.

Freestyle që realizoi i dha jehonë të madhe e pëlqyeshmëri nga publiku, duke e duartrokitur edhe më pas në projektet origjinale.

E këtij zinxhiri artistik do t’i shtohen edhe dy bashkëpunime si pjesë e albumit të tij të parë.

Në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, reperi ka zbuluar se pjesë e këtij projekti madhor do të jetë një duet me Nushin e një tjetër me Fifin, pasi që janë artistët më të afërm të tij, e njëkohësisht mënyra më e mirë për ta prezantuar veten në album.