Eminhaziri premton maksimumin me Gjilanin
kipi gjilanas, dje ka arritur edhe fitoren e dytë radhazi duke mposhtur ekipin e Lirisë 3:1, e kështu kryeson i pari në tabelën e Superligës. Në këtë përballje për ekipin gjilanas dy gola i ka shënuar futbollisti, Isa Eminhaziri.
“Gjilani është një ekipi i cili posedon shumë lojtarë cilësorë. Jemi duke punuar shumë në mënyrë profesionale dhe kemi një shtab teknik të shkëlqyer. Ekipi i Gjilanit ka një skuadër të bashkuar, të cilët ‘luftojnë’ për një qëllim të vetëm, arritjen e fitores në çdo takim. Kjo besoj që ka ndikuar në arritjen e sukseseve deri tani”, u shpreh për ‘KosovaLive’, Isa Eminhaziri. Ai asistoi edhe në golin e tretë të realizuar nga Gëzim Rusi.
Ai po ashtu premtoi se formën e lartë të tij do ta vazhdojë ta dëshmojë edhe në ndeshjet e ardhshme.
“Premtoj që do ta jap maksimumin në çdo takim. Kam për detyrë të shënoj sa më shumë gola e në këtë mënyrë t’i gëzoj tifozët “Skifterat” në çdo përballje. Shpresojmë që këtë ecuri të rezultateve pozitive ta vazhdojmë edhe në xhirot tjera”, ka thënë golashënuesi i Gjilanit.


