Please enter at least 3 characters.

Eminem i hutoi të pranishmit në Academy Awards me interpretimin e “Lose Yourself” që kishte fituar Oscar para 17 vitesh

2020/02/EminemOscars.jpg
199:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 09: Eminem performs onstage during the 92nd Annual Academy Awards at Dolby Theatre on February 09, 2020 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Eminem ka qenë njëri prej performuesve në edicionin e 92-të të Academy Awards që u zhvillua të dielën mbrëma në Dolby Theatre, në Hollywood të Kalifornisë.

Në vitin 2003, reperi e kishte fituar çmimin Oscar për këngën më të mirë me “Lose Yourself” nga filmi “8 Mile”, por asokohe nuk ishte i pranishëm për ta pranuar statujën.

Dhe duket se ai kishte vendosur të mos i ngelte borxh publikut duke e sjellë në skenë atë këngë tash kur kanë kaluar 17 vite.

Megjithatë, gjatë interpretimit të tij, disa njerëz në publik, si Martin Scorsese e Billie Eilish, dukeshin të hutuar pse po ndodhte ky interpretim i një kënge aq të vjetër.

Sidoqoftë, në fund të performancën, turma i dhuroi ovacione, ndërsa në një postim në Twitter, ai e ka falënderuar Akademinë që e ka ftuar sërish. /Telegrafi/