Emery nuk i do, Arsenali kërkon blerës për tre lojtarë
275:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 28: Unai Emery, Manager of Arsenal looks on as his team train during an Arsenal training session on the eve of the UEFA Europa League Final against Chelsea at Baku Olimpiya Stadion on May 28, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)
Mkhitaryan dhe Elneny (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
03/08/2019
Arsenali po kërkon të shesë tre lojtarë të ekipit të parë në ditët e ardhshme, para mbylljes së afatit kalimtar.
Sipas mediumit The Times, londinezët janë duke u përpjekur të fitojnë para të gatshme duke i vendosur tre lojtarë në shitje.
Ideja e drejtuesve të klubit nga Emirates është që të fitojnë para nga këto shitje në mënyrë që të mund t'i investojnë në ndonjë blerje të re.
Arsenali do të përpiqet të shesë mesfushorët Mohamed Elneny e Henrikh Mkhitaryan dhe mbrojtësin Carl Jenkinson.
Mkhitaran është një lojtarët që Arsenali mund të fitojë më shumë, ndërsa Jenkinson dhe Elneny konsiderohen të padobishëm nga Emery.
Jenkinson është lidhur me Crystal Palace ditëve të fundit. /Telegrafi/


