Emërohen drejtorët e disa institucioneve shëndetësore, Berisha drejtor në spitalin e Tetovës
Ministria e Shëndetësisë ka emëruar edhe disa institucione publike shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.
Nga atje njoftojnë se u.d drejtor në spitalin klinik në Tetovë është emëruar Agim Berisha.
"Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka emëruar u.d. drejtorë në institucionet e mëposhtme shëndetësore publike:
Klinika Universitare për Neurokirurgji - Lulzim Agai Klinika Universitare për Sëmundje të Syve - Natasha Shekerinov.
Klinika universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle - Karolina Simonovska.
Spitali Special i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës "Nënë Tereza" Çair - Pranvera Izairi.
Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive - Jasmina Gjorgievska Pavllovska.
Klinika Universitare për Kirurgji të Fytyrës, Nofullave dhe Qafës - kirurgji maksilofaciale - Susana Dvojakovska.
Spitali Klinik Tetovë – Agim Berisha.
Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar Gjevgjeli - Patrick Math.
Instituti i Mjekësisë së Punës RMV - Merhal Ismaili
Qendra Shëndetësore Vallandovë – Keti Pampurova Stojçevska
Shtëpia e Shëndetit Kratovë - Oliver Llazarovski
Shtëpia e Shëndetit Kërçovë - Genc Selmani", thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/


