Please enter at least 3 characters.

Elon Musk njofton për lindjen e djalit të tij, ia vë emrin "X Æ A-12"

2020/05/28029352-8288665-image-a-3_1588685125565-e1588691987133.jpg

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk dhe këngëtarja Grimes njoftuan ardhjen e fëmijës  në jetë, ndërsa thonë se ia kanë vënë emrin djalit të tyre "X Æ A-12".

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zgjedhja e pazakonët e emrit ngriti konfuzion tek fansat dhe shumë të tjerë, pasi pohojnë se do ta kenë të vështirë ta shqiptojnë atë.

Disa sugjeruan që bashkimi i dy shkronjave Æ do të shqiptohej ‘Ash’, ndërsa X do të lidhej me kompaninë SpaceX.

Me sa duket emri mund të jetë frymëzuar edhe pjesërisht nga një prej këngëve nga artistja Grimes, dhe nga albumi i saj i quajtur - 4ÆM.

Të tjerë vunë re që A-12 ishte e frymëzuar nga avioni i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës. /Telegrafi/