Please enter at least 3 characters.

Elkos Group, ETC dhe Express Store në ndihmë të qytetarëve të Deçanit  

2021/07/Screenshot_1-65.png

Në mbështetje të komunës së Deçanit dhe qytetarëve të saj, dje me datën 14 korrik kanë dalë në ndihmë edhe Elkos Group , ETC dhe Express Store.

Në bashkëpunim me Shtabin Emergjent të komunës fillimisht mbështetja ka filluar me një maunë me ujë të pijes me vlerë 4000€.

Në varësi të nevojave dhe gjendjes së qytetarëve mbështetja do të vazhdojë.

Këto kompani, u kanë uruar të prekurve shërim sa më të shpejtë!