Elhaida me tre konkurente në Eurovision fshehin një surprizë (Foto)
15/05/2015
Ata që kanë qenë të vëmendshëm ndaj pjesëmarrësve në Eurovizionin e këtij viti, duhet të kenë parë se diçka emocionuese duket se pritet të ndodhë me këngëtaret e Eurovizionit 2015.
Siç raporton Wiwiblog, Tamara Kaprelian, Maria Elena Kyriakou, Elina Born dhe Elhaida Dani do të kenë një bashkëpunim dhe do të këndojnë të katërta, tranmseton panorama.
Duke parë profilet e tyre në Instagram, duket se ato kanë shpërndarë të njëjtën foto e cila shkruan: Surprizë…Së shpejti…
Nuk jemi njëqind për qind të sigurt se çfarë surprizë e tyre është, por le të shpresojmë se kjo surprizë do të na bëjë të ndihemi krenar ne shqiptarëve, me përfaqësimin tonë këtë vit në Vienë.


