Please enter at least 3 characters.

Eksperti për Korenë e Veriut: Putin dëshiron ushtarë të Kim Jong-un në kufirin me Ukrainën

2023/09/1-129.jpg
573:"This Sept. 10, 2023 photo provided by the North Korean government shows that North Korea leader Kim Jong Un waves from a train in Pyongyang, North Korea, as he leaves for Russia. Independent journalists were not given access to cover the event depicted in this image distributed by the North Korean government. The content of this image is as provided and cannot be independently verified. Korean language watermark on image as provided by source reads: "KCNA" which is the abbreviation for Korean Central News Agency. (Korean Central News Agency/Korea News Service via AP)
2:"AP

Vladimir Putin mund të dëshirojë që ushtarët e Koresë së Veriut të vendosen në kufirin e Rusisë me Ukrainën, ka thënë një ekspert.

Duke folur për Sky News, Sung-Yoon Lee, specialist për Korenë e Veriut, tregoi se çfarë do të shpresonte të përfitonte presidenti rus nga bisedimet e tij me Kim Jong Un, transmeton Telegrafi.

“Putini kërkon nga Koreja e Veriut municione, predha artilerie antitank dhe ndoshta edhe fuqi punëtore – pra, ushtarë të Koresë së Veriut që veprojnë në rajonin kufitar midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha ai.

I pyetur se çfarë e bazonte ai idenë se koreano-veriorët mund të shkonin në zonën e luftës, Lee tha: "Jam duke spekuluar, por kjo bazohet në disa fakte”.

“Ka mijëra punëtorë të Koresë së Veriut ende në Rusi, pavarësisht nga një rezolutë e OKB-së në dhjetor 2017 - që Rusia e nënshkroi - duke u bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të kthejnë me forcë në Korenë e Veriut të gjithë punëtorët që punojnë jashtë vendit”.

“Tani, Rusia ka nevojë për më shumë fuqi punëtore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë në Ukrainë”, shtoi ai.

"Në Korenë e Veriut, qeveria nuk tregon shumë respekt për jetën e njerëzve të tyre. Pra, ka një aspekt utilitar, pragmatik të këtij lloji të negociatave midis të dyve", theksoi Yoon Lee.

Gjithashtu tha se Koreja e Veriut ka rezerva që mund t’i sigurojë Rusisë municionin e kërkuar.

“Kur bëhet fjalë për fuqinë ushtarake, me Korenë e Veriut nuk bëhet shaka”, tha për fund Lee. /Telegrafi/

Kim kishte nevojë të vizitonte Putinin për të “përfituar nga Rusia teknologji të avancuar ushtarake”. /Telegrafi/