Ekspertë të teknologjisë diskutojnë në Pejë për kërcënimet kibernetike dhe infrastrukturën kritike
Kosovo Innovation Hub në Vitomiricë të Pejës do të jetë mikpritësi i ngjarjes së radhës në kuadër të programit për siguri digjitale dhe inovacion, që do të mbahet të martën, më 15 prill, nga ora 10:30 deri në 12:00.
Ngjarja synon të ofrojë platformë për profesionistët, të rinjtë dhe të gjithë të interesuarit në teknologji dhe siguri kibernetike, për të diskutuar çështje të rëndësishme dhe sfida aktuale në këto fusha.
Programi përfshin dy sesione tematike:
🔐 Përballja me Kërcënimet Kibernetike në Kohën Moderne
🕤 Ora 10:30
Në këtë sesion do të prezantohet një pasqyrë mbi zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë digjitale dhe roli i kompanisë Cisco në ndërtimin e një ekosistemi të sigurt për organizatat moderne.
Folës:Taulant Stublla, Menaxher i Cisco për Kosovë dhe rajon.
Temë: “Siguria në çdo shtresë të ekosistemit IT – nga pajisjet fundore deri në cloud.”
🏗 Ndërtimi i Qëndrueshmërisë në Infrastrukturën Kritike të Kosovës
🕚 Ora 11:00
Një diskutim i thelluar mbi rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës kritike, si energjia, uji, financat, telekomunikimi, transporti, shëndetësia dhe institucionet shtetërore.
Folës special:Behar Fazliu, CEO i kompanisë Arcus.
Pikat kryesore të sesionit përfshijnë:
Rreziqet aktuale në fushën e sigurisë së infrastrukturës kritike
Qasjet më të mira për mbrojtje dhe reagim
Roli i bashkëpunimit ndër-institucional dhe ndërsektorial
Adresa:Kosovo Innovation Hub – Vitomiricë, Pejë
Ngjarja është e hapur për pjesëmarrësit dhe premton diskutime me vlerë, ide inovative dhe rrjetëzim ndërmjet profesionistëve të fushës.


