Please enter at least 3 characters.

Ekskluzive: Art Gashi jep dorëheqje nga Bordi i FBK-së

2016/01/ekskluzive-art-gashi-jep-dor-euml-heqje-nga-bordi-i-fbk-s-euml_hd.jpg

Ky vendim ka ardhur pas ngjarjes së turpshme që ndodhi mbrëmë para ndeshjes Sigal Prishtina – Peja, ku komisari i garave nuk i licencoi dy lojtarët e huaj të Pejës, Jan Mocnik dhe Radomir Marojevic, vetëm 20 minuta para se të fillonte takimi, edhe pse klubi pejan i kishte plotësuar të gjitha kushtet e licencimit të lojtarëve.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Arti bëri të ditur se që nga dita e sotme ai nuk do të jetë më pjesë e Bordit të FBK-së.

“Prej ditës së sotme unë kam dhënë dorëheqje nga bordi i FBK-së, për shkak se është bërë e pamundur që këtu të punohet për të mirën e basketbollit dhe Federata nuk është aspak neutrale në vendimet e saj”, potencoi fillimisht Arti për Telegrafin.

“Ajo që më ka penguar më së shumti është mënyra e komunikimit të vendimit të komisarit të garave dje, kur vetëm 20 minuta para lojës ua mohoi dy lojtarëve tanë të huaj aktivizimin në ndeshje. Këto vendime nuk janë aspak të drejta dhe unë nuk dua të jem pjesë e një organi që merr kësi vendime”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/