Please enter at least 3 characters.

Ekonomia kroate shënon ngritje

2017/05/18768624_10154799259966523_6834301096390898724_o-1.jpg

Ekonomia e Kroacisë ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti për 2.5 qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të mërkurën Enti shtetëror për statistika.

Një gjë e tillë është më pak se sa pritjet, duke pasur parasysh se tetë makro-ekonomistë në anketën e agjencisë Hina prognozuan mesatarisht rritje të bruto prodhimit vendor kroat prej 3.1 për qind në nivel vjetor, transmeton Hina. /Telegrafi/