Please enter at least 3 characters.

Ekipi i javës së pestë në Ligën Premier

2016/01/ekipi-i-jav-euml-s-s-euml-pest-euml-n-euml-lig-euml-n-premier_hd.jpg

Në këtë javë është zhvilluar derbi më i madh i kampionatit anglez, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, me Djajtë e Kuq duke fituar takimin me rezultat 3-1, në një ndeshje spektakolare në Old Trafford, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër Chelsea është mposhtur nga Evertoni, po ashtu me rezultat prej 3-1.

Ndërsa City dhe Arsenali kanë arritur të marrin pikët e plota nga Crystal Palace, respektivisht Stoke City.

Goal ka zgjedhur lojtarët më të mirë të kësaj jave:

Potier: Jack Butland.

Mbrojtës: Seamus Coleman, John Stones, Chris Smalling, Daley Blind.

Mësfushorë: Riyad Mahrez, Mesut Ozil, Matt Jarvis.

Sulmues: Theo Walcott, Odion Ighalo, Steven Naismith.