Ehat Miftaraj: Haxhiu ka dy mundësi lidhur me datën e zgjedhjeve
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, po e konsideron tashmë të pashmangshme shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Përmes një reagimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se zgjedhjet pritet të mbahen në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.
"Së paku zgjedhjet parlamentare në fund te muajit maj apo fillim të qershorit nuk na japin kokë-dhimbje edhe nëse oligarkët e energjisë elektrike vendosin qe Kosova mos te kete energji elektrike ditën e zgjedhjeve", ka shkruar Miftaraj.
Sipas Miftarajt, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, ka në dispozicion dy data specifike për caktimin e procesit zgjedhor.
"Mërgimtarët tanë te cilet duan te marrin pjese ne zgjedhje in person te rezervojne biletat. U.D Presidentja ka dy mundesi lidhur me datën e zgjedhjeve 31 maj ose 7 qershor", ka shkruar tutje Miftaraj./Telegrafi/


