Please enter at least 3 characters.

Efi me ‘thumba’ i drejtohet Luizit: Si ndihesh që po të ikën Kiara?

2023/04/collage-6-4-scaled.jpg

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito gjatë këtyre ditëve kanë prishur miqësinë me njëri-tjetrin.

Kjo pas deklaratave bombastike që hodhën në ‘dhomën e rrëfimit’ dhe pas disa debateve të ashpra që patën.

Të njëjtit kanë qëndruar ditën e sotme (e premte) në verandën e shtëpisë, teksa Efi pyeti Luizin se si ai ndihet tani që Kiara mund të largohet nesër.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti shkodran u shpreh se i intereson vetëm fitorja e tij dhe asgjë tjetër nuk i bën përshtypje, qoftë edhe largimi i Kiarës.

Por ish-konkurrentja e “Përputhen” i tha se nëse vërtet nuk do i interesonte, nuk do ishte kthyer në një mosmirnjohës kundrejt saj.

Efi mes tjerash duket se ka prishur marrëdhëniet edhe me Kiarën, të cilën dikur e konsideronte mike të ngushtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa spektaklit po i vie fundi, banorët po vazhdojnë të jenë më të përfshirë në garë e më të vrazhdë.

Ata janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/