Please enter at least 3 characters.

Edi Rama shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë (Foto)

2016/07/Takimi-i-qeverive-Kosove-Shqiperi-Isa-Mustafa-e-Edi-Rama-foto-Ridvan-Slivova-67.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi  Rama përmes një postimi në Facebook ka shprehur gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve maqedonase për përballjen me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të shumta të shiut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike në Maqedoni! Gati për çdo gjë mundemi për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë!” shkruan Rama në profilin e tij në FB.

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/