Please enter at least 3 characters.

Edhe Vinicius dhe Lucas mbesin jashtë skuadrës së Realit

2019/10/ViniciusLucas.jpg
328:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 14: Henrique Casemiro of Real Madrid celebrates with Toni Kroos, Lucas Vazquez and Vinicius Junior after scoring his team's third goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Levante UD at Estadio Santiago Bernabeu on September 14, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane nuk i ka përfshirë Vinicius Jr. dhe Lucas Vazquez në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e të shtunës kundër Granadas.

Në ndërkohë, James Rodriguez, Gareth Bale dhe Rodrygo Goes, do të jenë në dispozicion të trajnerit në ndeshjen e fundjavës (që është para pushimit për takimet e përfaqësueseve).

Portierët e Real Madrid Castilla, Javier Belman dhe Diego Altube, janë përfshirë, ndërkohë që Thibaut Courtois është lënë jashtë për, siç është thënë, për shkak të problemeve me bark.

Edhe Marcelo, Nacho Fernandez dhe Ferland Mendy janë të lënduar, prandaj Zidane duhet të vendosë nëse Eder Militao apo Alvaro Odriozola do të luajë në krahun e majtë.

Pritet të shihet nëse James do të kthehet në formacionin startues, apo trajneri do të vendosë që Luka Modric të startojë. Ndërkohë që Bale pritet të luajë së bashku me Eden Hazard dhe Karim Benzema në sulm. /Telegrafi/