Edhe një teori komploti: Al-Baghdadi është hebre, emri i tij është Elliot Shimon
Sipas një raporti të Veterans Today, al-Baghdadi është hebre, ndërsa emri i tij i vërtet është Elliot Shimon. Raporti thotë se për bazë ka marrë edhe dëshmitë e Edward Snowdenit, sipas të cilit lideri i Shtetit Islamik është trajnuar nga Mossadi dhe CIA amerikane.
LEXO PO ASHTU:Lideri i ISIS-it, fotografi me senatorin amerikan McCain (Foto)
"Snowden tha se shërbimet e inteligjencës të tri shteteve, respektivisht Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe entitetit sionist, kanë punuar së bashku për të krijuar një organizatë terroriste që është në gjendje për të tërhequr të gjithë ekstremistët e botës në një vend, duke përdorur strategjinë e quajtur ‘Foleja e Grenzës”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.
Por, autenticiteti i dokumenteve të tilla të Snowdenit mbetet i diskutuar, për çka asnjë medium i njohur botëror nuk ka shkruar për këto teori komploti. Pastaj, Snowden kishte thënë për New York Times. në një intervistë se sekretet e NSA-së janë të sigurta dhe se ai i kishte lënë të gjitha dokumentet e klasifikuara tek dy gazetarë me të cilët u takua në Hong Kong. Këta janë gazetarë janë të Washington Postit.
Teksa teoritë e konspiracionit rreth al-Baghdadit po “lulëzojnë” çdo ditë, lideri i ISIS-it megjithatë vazhdon të mbetet figurë misterioze te shumë njerëz.
Bazuar në informacionin e dhënë nga mbështetësit e Shtetit Islamik, emri i vërtetë i liderit të ISIS-it është Ibrahim bin Awad bin Ibrahim Al-Badri Al-Radawi Al-Husseini Al Samarra'i, por që njihet edhe si Abu Dua apo Dr. Ibrahim. Al-Baghdadi është nofka e tij e luftës. I lindur më 1971, thuhet se kishte punuar si mësues dhe se ka titullin e doktorit të shkencave. Konsiderohet si ligjërues imponues me njohuri të mëdha për kulturën islamike dhe sheriatin. Sipas disa të dhënave, ai është i martuar. /Telegrafi/


