Edhe një dorëheqje në FIFA
11/06/2015
Udhëheqja e FIFA-së konfirmoi informacionin që Gregorio dha dorëheqjen nga posti i tij në të cilën ai kishte qenë që nga shtatori i vitit 2011.
FIFA po përjeton një seri skandalesh që lidhen me korrupsion dhe shantazhesh, raporton AA, transmeton Telegrafi.
Kreu i FIFA-së, Sepp Blatter në fund të majit, për herë të pestë u zgjodh si president i organizatës, por për shkak të këtyre skandaleve dhe presioneve javën e kaluar njoftoi tërheqjen e tij nga kjo pozitë.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-së do të takohet në korrik për përcaktimin e zgjedhjeve të reja për kreun e kësaj federate.


