Please enter at least 3 characters.

Edhe Morena Taraku në mbështetje të djemve të Përfaqësueses së Kosovës

2019/11/miore-e1573758542971.jpg

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është përfshirë në frymën e ndeshjes së sotme të Kosovës.

Kosova sonte do të përballet me Republikën Çeke në një ndeshje vendimtare për kualifikimet në Euro 2020.

Figura të shumta publike kanë shprehur mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale, teksa ka nga ata që po e ndjekin edhe nga afër këtë ndeshje.

Taraku ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shihen disa nga djemtë e Përfaqësueses me mbishkrimin "Kosova, krenare".

Mesa duket, modelja është një tifoze e djemve të Përfaqësueses, duke shpresuar që ata të triumfojnë në natën e sotme. /Telegrafi/