Please enter at least 3 characters.

Edhe Hetemi i Leposaviqit i kërkon KOSTT-it dhe ZRRE-së që të nisë pagesa e rrymës në këtë komunë

2023/03/rryma-zrre-tlg-780x439-1.png

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka njoftuar se i është drejtuar Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë për të filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të kësaj komune.

Hetemi po ashtu ka kërkuar që të marrë informacione për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton, përcjell Telegrafi.

"Sot ju drejtova KOSTT-it dhe ZRRE-së për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektrike", thuhet në kërkesën e Hetemit.

"Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t'i shlyejmë ato detyrime", përfundon ai.

Gjithashtu, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq i është drejtuar KOSTT-it dhe ZRRE-së me kërkesë për të filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të kësaj komune. /Telegrafi/