Please enter at least 3 characters.

Edhe DAILYMAIL shkruan për rrahjen Zeka-Krasniqi (Video)

2017/10/44F40B4A00000578-4940010-image-a-11_1506934011376-e1507049823218.jpg
13:"© KlanKosova

Përplasjen ndërmjet deputetit të NISMA-s, Milaim Zeka dhe atij të VV-së, Frashër Krasniqi e kanë raportuar edhe mediat botërore.

Dhe ndër to është edhe mediumi i njohur britanik DAILYMAIL, përcjell Telegrafi, i cili shkruan se ata dy ishin në një debat politik, por se biseda e tyre doli jashtë kontrollit kur ata filluan ta ofendojnë njëri tjetrin.

Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi u rrahën mes vete në një debat televiziv në televizionin Klan Kosova në Prishtinë.

Incidenti nisi kur Krasniqi e lagu me ujë deputetin e NISMA-s, derisa ai ia kthejë me një shishe të plastikës.

Pas kësaj, Krasniqi e grushtoi Zekën, i cili nuk reagonte ndaj sulmeve të deputetit të VV-së. /Telegrafi/