")
Please enter at least 3 characters.

Edhe Chelsea në garë për Moratan

2016/04/AlvaroMorataJuventusFCvEmpoliFCSeries2sTpQd9jErx-e1459867133702.jpg

Chelsea ka rivalizuar rivalin e Premier Ligës, Arsenalin, në garën për shërbimet e sulmuesit të Juventusit Alvaro Morata.

23-vjeçari akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndërsa ditë më parë u raportua se Arsenali ka ofruar rreth 65 milionë euro për shërbimet e tij.

Tani, sipas “The Telegraph”, Chelsea synon të “vjedhë” shërbimet e spanjollit pasi pritet që klubi nuk ndihet i sigurt vetëm me Diego Costan në sulm.

“Blutë” thuhet se do të tentojnë edhe blerjen e Gonzalo Higuainit nga Napoli.