Please enter at least 3 characters.

Edhe Apostolova mbështet ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

2017/04/Komisioni-per-Integrime-Evropiane-takim-me-Nataliya-Apostolova-zyra-e-BE-se-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka mbështetur ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, pas ankesës së Kishës Ortodokse Serbe në këtë pjesë.

“Është shumë e rëndësishme që Ligji për Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit të respektohet në mënyrë strikte dhe çdo veprim i mundshëm të aprovohet nga Këshilli Implementues dhe Monitorues”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Ndërprerjen e punimeve në rrugë e ka mbështetur edhe ambasadori i ShBA, Greg Delawie.

Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë reagoi në lidhje me punimet që po zhvillohen atje duke i njoftuar përfaqësuesit e BE-së, OSBE-së dhe KFOR-it se “Qeveria e Kosovës ilegalisht ka nisur ndërtimin e rrugëve në rrugën transitore Deçan-Plavë brenda zonës speciale të mbrojtur përreth Manastirit të Deçanit”. /Telegrafi/