Please enter at least 3 characters.

E zbulon mediumi gjerman: Ylli i Bayernit e refuzoi Arsenalin në ditën e fundit të afatit kalimtar

Arsenali provoi në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror ta bind mesfushorin e Bayern Munichut, Leon Goretzka, por ky i fundit e refuzoi ofertën.

Londinezët shprehën interesim për të marrë një mesfushor rreth 24 orë para se të mbyllet afati i janarit, pasi mësuan se Mikel Merino do të mungojë për një periudhë të gjatë shkaku i lëndimit.

Sipas gazetarit të BILD, Christian Falk, Goretzka i cili ka konfirmuar se do të largohet nga Bayerni në verë ishte në “radarin” e Arsenalit, megjithatë refuzoi edhe të negocionte.

“Lideri i Ligës Premier kishte interesim serioz për ta transferuar Goretzkan para se të mbyllet afati dimëror. Sidoqoftë, ish mesfushori i Schalke e ka informuar Bayernin se dëshiron të qëndrojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe nuk kishte interesim për këtë lëvizje”, raporton ai.

Megjithatë, Falk konfirmoi se gjasat janë të mëdha që gjermani t’i bashkohet Arsenalit në verën e vitit 2027.

“Ekziston një shans i fortë që Goretzka të shkojë te Arsenali në verën e ardhshme nëse klubi londinez bënë ndonjë ofertë me të. Gjermani beson se i përshtatet stilit të lojës së Ligës Premier në mënyrë perfekte, prandaj një lëvizje potenciale nuk mund të mohohet”.

Përpos Arsenalit, interesim për Goretzkan kanë shprehur edhe Tottenhami e Atletico Madridi./Telegrafi