Please enter at least 3 characters.

E veshur me mini-fund, Ava Max bën vallëzim provokues para pasqyrës

2019/09/ese-e1568756523188.jpg
231:"NEW YORK, NEW YORK - AUGUST 24: Ava Max makes an appearance at Arthur Ashe Kid's Day on center court at the USTA Billie Jean King National Tennis Center on August 24, 2019 in New York City. (Photo by Matthew Stockman/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e re shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, gjithnjë e më shumë po rrëmben vëmendjen e mediave, si ato shqiptare ashtu edhe të huaja.

Ajo është tashmë një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, 24-vjeçarja ka publikuar në InstaStory një video, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me mini-fund, teksa bën vallëzim provokues para pasqyrës.

Duke vënë në pah linjat atraktive trupore, Ava Max, bëri që vëmendja e të gjithë fansave të kthehet nga ajo.

Përveç që vazhdon të komentohet për paraqitjet e saj, Ava Max është mjaft prezente në media edhe lidhur me sukseset e saj.

Së fundmi, ajo solli këngën e re "Slow Dance" në bashkëpunim me AJ Mitchell, e cila u prit mirë nga publiku.

Në anën tjetër, artistja me prejardhje nga Shqipëria është bërë imazh i markës së njohur të veturave "Fiat", duke promovuar prodhimin e tyre më të ri në klipin e saj "Torn". /Telegrafi/