E vërteta në lidhje me DiCaprion dhe Rihannan
Javë më parë nëpër media është përfolur shumë në lidhje me marrëdhënien e fshehtë në mes të aktorit të famshëm Leonardo DiCaprio dhe këngëtares së famshme Rihanna.
Sipas raporteve të medieve, këto thashetheme nuk janë të sakta, sepse aktori është parë i shoqëruar me një modele, ndërsa në anën tjetër për Rihannën flitet të jetë në lidhje me Richie Akiva, shoku i DiCaprios.
“Në një aheng, i cili është mbajtur kohëve të fundit, Leonardo hyri në një dhomë së bashku me modelisten dhe kanë lënë derën hapur. Të gjithë u rreshtuan për të parë se çfarë ishte duke ndodhur. Ata vetëm janë ulur në shtrat dhe kanë biseduar”, thotë një burim, transmeton Koha.net.
Burim i afërt tregon se Leo dhe Rihanna janë vetëm shokë shumë të mirë.
“Ata të dy janë vetëm miq. Leo është i vetmuar për një kohë të gjatë dhe me muaj është duke xhiruar filmin e ri “Revenant” në Kanada”. /Telegrafi/


