E pranon në Polici: Abrini është “njeriu me kapele” - i arratisuri më i kërkuar në Evropë (Video)
09/04/2016
Prokurorët belgë njoftojnë se është ngritur aktakuza kundër të dyshuarit kryesor për sulmet në Paris, Mohamed Abrini, raporton BBC.
Abrin është i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të nëntorit në Paris, ndërsa u arrestua në Belgjikë, transmeton Telegrafi.
Hetuesve Abrini u ka pranuar se ai është gjithashtu "njeriu me kapele” - bombarduesi i tretë i cili ishte kërkuar në lidhje me sulmet në Bruksel e që u arratis nga vendi i ngjarjes. Pra, pranoi se fjala është për të.
Gjatë sulmeve terroriste në aeroportin dhe metron e Brukselit, janë vrarë 32 persona. /Telegrafi/
Paris Attacks Suspect ArrestedAmateur footage allegedly shows the moment when Mohamed Abrini, the 'man in the hat' was arrested in Brussels.
Posted by Sky News on Friday, April 8, 2016


