E pazakontë: Ish i fejuari i Sofia Vergaras dëshiron të ketë fëmijë me të
Aktorja e famshme kolumbiane, Sofia Vergara, më parë ka qenë në lidhje me biznesmenin Nick Loeb dhe e fejuar me të.
Tani ish i fejuari i saj ka zbuluar disa detaje shumë interesante për publikun.
Përderisa ishin të lumtur me lidhjen e tyre dhe ishin duke planifikuar martesën, Sofia dhe Nick i kanë mbarësuar qelizat vezore dhe i kanë dërguar në një klinikë në Beverly Hills, në mënyrë që, kur të vijë koha, të jenë në gjendje të kenë fëmijë.
Megjithatë, dashuria e tyre nuk zgjati, ndërsa Sofia tani dëshiron t’i shkatërroj ato qeliza vezore, por Nick thotë se ajo nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, sepse ata kurrë nuk kanë nënshkruar ndonjë letër në rast se vjen deri te ndërprerja e lidhjes së tyre, transmeton Koha.net.
A dëshiron Nick të bëhet një makth i Sofia Vergaras, e cila është në prag të martesës me aktorin Joe Manganiello?
Nick ka treguar se si Sofia e kishte sulmuar fizikisht disa herë, duke e gjuajtur me telefon celular, dhe është e çuditshme se pse Nick kërkon që të ketë diçka më shumë sesa kujtimet nga kjo bukuroshja e llastuar. /Telegrafi/


