“E kam thënë 30 herë”, Neymar humbet durimin pas pyetjes që i drejtoi gazetari
Neymar humbi durimin pas humbjes 3-0 të Santos ndaj Mirassol, duke reaguar ashpër ndaj një pyetjeje të një gazetari për formën e tij fizike. Ylli brazilian, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren e Santos ndaj Flamengo në mesjavë, shprehu gjithashtu nervozizëm për paraqitjen e dobët të skuadrës, e cila vijon të jetë e përfshirë në luftën për mbijetesë në Serie A braziliane.Neymar e nisi ndeshjen titullar për herë të dytë brenda katër ditësh, por nuk arriti ta ndalë humbjen e rëndë të Santos me rezultat 3-0 në fushën e Mirassol.Pas ndeshjes, ai reagoi me nervozizëm ndaj një tjetër pyetjeje për formën e tij fizike, pasi kishte luajtur për 90 minuta për të dytën herë radhazi, pas fitores 1-0 ndaj Flamengo më herët gjatë javës.I pyetur për gjendjen e tij fizike, Neymar shpërtheu duke thënë: "Përsëri kjo? E kam thënë 300 herë”.


