Please enter at least 3 characters.

E jashtëzakonshme: Cineplexx arrin 200 mijë vizitorë brenda 7 muajve

2017/06/1-422.jpg
12:"Meddy Huduti

Falë punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit, kinemanë e qytetit të Prishtinës, Cineplexx brenda shtatë muajve punë e kanë vizituar 200 mijë vizitorë.

Shfaqja e filmave më të kërkuar holivudian por edhe premierat botërore, kanë fituar zemrat e 200 mijë vizitorëve të cilët i qëndruan besnik kinemasë së tyre të preferuar.

Vizitori fatlum që rrumbullakoi në 200 mijë shifrën e vizitorëve të kinemasë Cineplexx, është shpërblyer nga menaxhmenti.

Ne vitin kalendarik 2017, Cineplexx Kosovo ka arritur të shesë më shumë bileta së kinematë tjera Multiplex në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi.