Please enter at least 3 characters.

E diela nis me vranësira, riga shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë. /Telegrafi/