Please enter at least 3 characters.

E dhimbshme: Lepujt rrjepen për së gjalli, për t'iu marrë gëzofin (Video)

2016/09/Përpëliten-dhe-rënkojnë-në-agoni-Lepujt-rripen-per-se-gjalli-per-te-ju-marre-gezofin-foto.jpg
19:"© AFP/Getty Images

Në një fermë në Francë, është xhiruar procedura rrëqethëse e rrjepjes së gëzofit të lepujve.

Kafshët e lidhura për një tavolinë lëvizëse shihen duke u përpëlitur dhe rënkuar, ndërsa iu shkulen për së gjalli qimet që i kanë në trup, transmeton Telegrafi.

Në videon e bërë në fshehtësi, shihet se nëpër çka kalojnë këta brejtës, gëzofi i përpunuar i të cilëve përdoret për të bërë materialin e njohur si agora.

Organizata ‘One Voice’ i ka identifikuar gjashtë ferma të tilla në Francë, që i trajtojnë lepujt mizorisht vetëm për t’iu marrë qimet që kanë fibra të veçanta.

Ata kërkojnë që të ndalohet prodhimi i agorës dhe përdorimi i këtij materiali në botën e modës, në mënyrë që të ndalohet ky aktivitet. /Telegrafi/